Jashtë çdo parashikimi të mundshëm, shikoni koeficientin që kishte Arabia Saudite për të përmbysur sfidën me Argjentinën

Arabia Saduite shokoi botën me një fitore me përmbysje kundër Argjentinës në ndeshjen e parë të grupit C në Botërorin e Katarit.

Gjithsesi, koeficienti i arabëve për të përmbysur sfidën ishte vërtet i lartë, në momentin kur Argjentina kryesonte me rezultatin 1-0.

Fitorja e Arabisë Saudite kuotohej me koeficientin 500, një koeficient vërtet i lartë, duke thyer çdo parashikim.