Meksikë-Poloni, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Polonia ndeshen me njëra-tjetrën në “Stadium 974”, në sfidën e dytë të grupit C.

Meksikanët duan ta nisin me këmbën e mbarë këtë Botëror dhe kështu duan të mundin rivalin kryesor që kanë në këtë grup, edhe pse tani çdo gjë mbetet e hapur pas disfatës së Argjentinës nga Arabia Saduite.

Nga ana tjetër Polonia kërkon të harrojë edicionet e fundit të Botërorit dhe Europianit, ku dhanë paraqitje të dobëta, teksa kësaj radhe vijnë për të surprizuar.