Kupa e Botës: Harry Kane shqetëson Anglinë

E hëna ishte pothuajse një ditë perfekte për Tre Luanët. Por përveç fitores së madhe të Anglisë ndaj Iranit (6-2) në ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit, shqetëson pak rasti i Harry Kane (29 vjeç). Kapiteni i kombëtares angleze u largua nga fusha në minutën e 75-të, për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë.

“The Sun” raporton se sulmuesi i Tottenham u largua nga stadiumi Khalifa duke çaluar, me kyçin e këmbës të fryrë. Mbetet për t’u parë gjenda e tij dhe nëse do të marrë pjesë në pjesën tjetër të turneut, sepse do të ishte një goditje e vërtetë për Anglinë, pasi është një lojtar mjaft i rëndësishëm në lojë.