Vendoste baste nga telefoni, arrestohet 28 vjeçari në Kavajë

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë pasi vendoste baste sportive me telefon.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se shtetasi T. X., 28 vjeç, banues në Luz, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Njoftimi i policisë/ Kavajë

Goditet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave".

Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Sekuestrohet aparati celular.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.   

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

T. X., 28 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️