Senegal-Holandë/ Lojë e barabartë mes skuadrave, pjesa e parë mbyllet pa gola

Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Holandës dhe Senegalit.

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kanë dhuruar 45 minuta mjaft interesante në përballjen e tyre në Kupën e Botës 2022.

Holandezët e nisën më mirë takimin dhe patën dy mundësi të mira shënimi në minutat e para, por nuk arritën të konkretizonin.

Më vonë, ritmin e gjeti edhe Senegali, duke rrezikuar portën e ‘Tulipanëve’, por as këta s’gjetën dot golin.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën 0:0. Cisse dhe Van Gaal do të mendojnë për një zgjidhje gjatë pjesës së dytë.