Anglia ‘hipotekon’ fitoren me Iranin, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Në “Khalifa International Stadium” në Doha po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Katar 2022” mes Anglisë dhe Iranit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 3-0 të anglezëve, me golat e shënuar nga Jude Bellingam (35’), Saka (43’) dhe Sterling (45+1’).

Me këtë rezultat “Tre Luanët” e kanë siguruar fitoren, edhe pse janë edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e fraksionit të parë të lojës.