SYRI TV/ Drama e familjes së Shpresa Gucit: Kërkoj ndihmë nga shteti, kryetarja e bashkisë tallet me mua

Tërmeti i tre viteve më parë i la pa streh, pasi banesa iu shemb.

Ndërsa sot, kontenieri ku jeton prej tre vjetësh me dy mbesat e mitura, iu përmbyt nga reshjete  shiut.

Kjo është drama e familjes së Shpresa Guci në Durrës. Ajo jeton së bashku me dy mbesat e mitura, pasi vajza është larguar jashtë Shqipërisë për të punuar dhe siguruar të ardhura që të rindërtojë shtëpinë e shkatërruar nga tëremti.

Në një lidhje direkte për Syri televizion, Shpresa Guci tregoi dramën që po përjeton prej tre vjetësh, ndërsa akuzoi bashkinë Durrës se tallet me të, duke mos i ndërtuar banesën.

Më herët familja e Shpesa Gucit jetonte në çadër, por ajo ju dëmtua, ndërsa kontenieri ku jeton aktualisht i është dhuruar nga Kisha Katolike. Ajo bën apel për ndihmë, pasi e ka të pamundur të përballojë jetesën në kushte të tilla me dy fëmijë të mitur.