Zbardhet veriu i Shqipërisë, bora mbulon Thethin dhe Vermoshin

Reshjet e shiut pushtuan vendin tonë ditët e fundit ku sollën edhe shumë përmbytje.

Por krahas shiut filluan edhe uljet e temperaturave, ku në Theth dhe Vërmosh u shënuan reshjet e para të borës.

Sipas ARRSH bora e parë u shënua në Qafë Thore.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative, sipas ARRSH.