Duam birrë! Tifozët e Ekuadorit, kërkesë në kor organizatorëve të Katarit

 

“Queremos cerveza” (duam birrë). Ky ishte kori i tifozëve të Ekuadorit në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes me Katarin (sfida hapëse e eventit). Sikurse është njoftuar ditë më parë, vendi organizator, Katari, e ndalon me ligj shitjen e alkoolit në stadiume.

Për të gjetur një birrë të vërtetë, tifozët duhet të shkojnë larg impianteve kur luhen ndeshjet e Botërorit. Videoja e publikuar në Twitter nga gazetari Javier Lanza dokumenton reagimin e pazakontë të tifozëve.

Kolosi i  prodhimit të birrës, Budweiser, sponsor gjithashtu i Botërorit, ka reaguar me një cicërime në Twitter: “Musikë për veshët tanë”. Mesazh që premton furnizime speciale me birrë për tifozët e Ekuadorit.