Shokohet Katari, Ekuadori realizon të dytin me Enner Valencian

Ekuadori ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Katarit.

Në minutën e tretë të takimit Katar – Ekudor, Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin. Një vendim I diskutueshëm, që pritet të krijojë polemika ende pa nisur mirë Botërori.

Ndërkohë në minutën e 16’ vjen goli i parë i vërtetë i Botërorit. Valencia fiton penallti dhe e shënon vetë në tentativën nga pika e bardhë

Është përsëri Valencia ai i cili dërgon topin në rrjetë. Këtë herë me një gjuajtje me kokë pas një krosimi nga e djathta.