Shënohet goli i parë në Kupën e Botës

Sistemi VAR menjëherë protagonist në ndeshjen hapëse në “Katar 2022”. Në minutën e tretë të takimit Katar – Ekudor, Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin. Një vendim I diskutueshëm, që pritet të krijojë polemika ende pa nisur mirë Botërori.

Ndërkohë në minutën e 16’ vjen goli i parë i vërtetë i Botërorit. Valencia fiton penallti dhe e shënon vetë në tentativën nga pika e bardhë