Zbulohet kombëtarja më e shtrenjtë në 'Katar 2022'

Në Katar fillon sot Kampioanti Botëror, ku kombëtaret më të mira në futboll, do të tentojnë të fitojnë trofeun.

Por kush janë skuadrat më të shtrenjta në Kupën e Botës?

Sipas faqes së njohur, ”Transfermarkt”, e cila merret me vlerën aktuale të futbollistëve në treg, del që Anglia është skuadra më e shtrenjtë në Kupën e Botës, vlera e së cilës shkon plot 1.3 miliardë euro.

Përkundër yjeve të shumtë si Nejmar, Vinisius, Rafinja, Hezuz, Riçarlison dhe të tjerë, kombëtarja e Brazilit renditet në vendin e dytë me me 1.1 miliardë euro.

Në vendin e tretë renditet kombëtarja e Francës me 1 miliardë euro, kurse në TOP 5 futen edhe Portugalia dhe Spanja.