VIDEO-SYRI TV/ Vdiq nga dhuna e grabitësve, nipi: Kërkojmë drejtësi, hera e dytë që grabitet

Familjarët e 89-vjeçarit që humbi jetën pas dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë, deklarojnë se kjo nuk është hera e parë që i moshuari bie pre e grabitjes.

Nipi i Çaush Shehajt, që mbeti viktimë, tha se daja i tij jetonte me gruan e moshuar në banesë dhe se fëmijët i kishte emigrantë në Greqi.

Ai kërkoi drejtësi.

 ‘Jam djali i motrës. Është rasti i dytë i grabitjes. Është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë.

Ka shkuar një herë policia, i ka marrë ato shenjat e gishtave dhe s’u bë gjë radhën e parë. I morën çiften dhe vajtën i bënë këtë që i bën dhe sot humbi jetën nga plagët.

Ai jetonte bashkë me gruan, por është e sëmur. Ka fëmijë, por janë emigrant në Greqi, ka dy djem dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë!’, tha nipi i viktimës.