Kupa e Botës në Korenë e Veriut? FIFA i thotë 'po'!

Gianni Infantino ka pranuar se Kupa e Botës mund të zhvillohet dhe në Korenë e Veriut në të ardhmen.

Në konferencën që presidenti i FIFA-s dha për Katarin, gjithashtu përmendi dhe se çdo shtet mund të mirëpresë Kupën e Botës, përfshirë këtu edhe Korenë e Veriut.

“FIFA është një organizatë e futbollit global. Ne jemi njerëzit e futbollit, jo të politikës dhe ne duam të bashkojmë njerëzit së bashku. Çdo shtet mund të mirëpresë Botërorin. Unë personalisht shkova në Korenë e Veriut përpara disa vitesh dhe u propozova mundësinë për Botërorin e femrave së bashku me Korenë e Jugut, por nuk ja dola. Por nëse është nevoja, do të shkoj dhe 100 herë të tjera nëse do të ishte e nevojshme të ndihmoja futbollin”, u shpreh Infantino.