Mbërriti me gomone, humb jetën në kamp emigranti në Britaninë e Madhe

Një emigrant humbi jetën në kampin e pritjes së emigrantë Manston në jug të Anglisë njoftuan autoritetet britanike.

Viktima, (burrë) u dërgua në spital të premten në mbrëmje pasi u ndie keq, por vdiq të shtunën në mëngjes, 19 nentor informoi zëdhënësi i Home Office duke përcjellë dhe "ngushëllimet e përzemërta" për vdekjen.

Ata thanë se nuk kishte "asnjë provë në këtë fazë" nëse personi kishte vdekur nga një sëmundje infektive.

BBC shkruan se burri kishte udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël më 12 nëntor.

“Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë e atyre që janë në kujdesin tonë dhe jemi thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje. Do të bëhet një ekzaminim pas vdekjes. Nuk do të ishte e përshtatshme për të komentuar më tej në këtë moment", shkruan BBC.

Njësia e cila heton incidentin shqyrton gjithashtu incidentet që përfshijnë personelin kufitar dhe emigracionin.

"Natyrisht që do të duhet të ketë një hetim të plotë për këtë rast tragjik", shkruajti në Twitter sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper.

Drejtoresha Deborah Coles tha: "Ka pasur paralajmërime të përsëritura në lidhje me kushtet e varfëra në Manston dhe ndikimin në shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve vulnerabël në paraburgim shtetëror"

Manston është projektuar për të mbajtur deri në 1,600 njerëz për jo më shumë se 24 orë, por në fillim të këtij muaji kishte rreth 4,000 persona.