Shefi i EULEX-it e komandanti i KFOR-it shkojnë për një xhiro në veri

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Ëigemark, ka thënë se ishte për një shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Ëigemark tha se pas shëtitjes pinë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut.

“EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Ëigemark.

Kujtojmë se sot gjatë ditës trupat të EULEX-it janë parë në veri të vendit duke patrulluar, pasi atje tashmë kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.