Publikohen formacionet zyrtare Kosovë-Ishujt Faroe, trajneri Giresse u beson dy titullarëve të Ballkanit

Pas barazimit ndaj Armenisë tri ditë më parë, Kosova do të kërkojë fitoren në miqësoren ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e cila do të nisë në orën 18:00.

Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të përballojë miqësoren e pasdites së sotme, teksa nga minuta e parë luajnë edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi.