Miqësorja me Armeninë, ja sa tifozë priten në 'Air Albania'

Shqipëria pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e fundit të këtij viti. 

Në miqësoren me Italinë, “Air Albania” u mbush plot e përplot, ndërkohë në ndeshjen e sotme ndaj Armenisë, e cila do të jetë edhe ndeshja e fundit e kuqezinjve për vitin 2022, në stadium do të jenë rreth 5 mijë tifozë

Prania e ulët e tifozëve në stadium vjen si pasojë e rezultateve të dobëta të kuqezinjve gjatë gjithë vitit, por edhe niveli i kundërshtarit ndikon jo pak në këtë interes të ulët.