Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës ka harxhuar 800 mln lekë për udhëtime. Kanë financuar ndonjë fluturim VIP?

Taksat e shqiptarëve të cilët janë vjedhur nga bekimi i qeverisë me skemën e inceneratorëve, kanë paguar udhëtimet e luksit për njerëzit e implikuar në këtë skemë korruptive.

Monika Kryemadhi duke komentuar lajmet e fundit mbi pagesat e udhëtimeve të zyrtarëve ka kërkuar që të hetohen edhe milionat e inceneratorit të Tiranës.

Postimi i Kryemadhit:

Qenkan mbushur mediat me lajme se inceneratorët kanë paguar bileta avioni për zyrtarët e shtetit. Po 800 milionë lekët që ka harxhuar inceneratori i Tiranës për udhëtime, kanë financuar ndonjë fluturim VIP, për ndonjë ministër dhe deputet Rilindas, apo për shoqërueset e tyre?