Në Tiranë më 28 nëntor, Dua Lipa zbulon detaje të reja nga koncerti i saj

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të vijë në Shqipëri më shpejt nga sa e prisnim!

Vetë Dua lajmëroi disa ditë më parë përmes një videoje në profilin e saj në Instagram se do të performojë në Tiranë më 28 nëntor në kuadër të turneut të saj botëror “Future Nostalgia.”

Së fundmi shqiptarja me famë botërore, e cila do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” ditën e Flamurit.

Me anë të një postimi në faqen e “Sunny Hill Festival”, Dua u shpreh:

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë.”

Kujtojmë se Dua Lipa nuk performoi në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt gjatë verës në Tiranë.