Takim mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, 'me shumë gjasa' nesër në Bruksel

Prishtinë - Nga Kryeministria e Kosovës u bë e ditur se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel, në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke shtuar se kur të konfirmohet ky takim, do të bëhet e njohur edhe koha e takimit.

E lidhur me këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për medie, i cili kishte thënë se ky takim do të ndodhë së shpejti, duke dhënë megjithatë një kohë orientuese, se ky takim shpresohet tё zhvillohet para dhe jo pas datës 21 nёntor.