Doni të dini 'anët e errëta' të Mozzik dhe Erës? Ua zbulon menaxheri i njohur i VIP-ave

Menaxheri i “Vipa-ve” Xhani Demika së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora. Në këtë intervistë Xhani nuk ka lënë gjë pa thënë e zbuluar rreth personazheve të njohur të showbiz-it tonë me të cilët sigurisht ka kontakt të drejtëpërdrejtë.

Si sillen në prapaskenë artistet tanë të preferuar?

Kësaj pyetje Demika nuk hezitoi t’i përgjigjej duke zbuluar “anët e errëta” të disave prej artistëve tanë të njohur.

Xhani evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit.

Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë.

“Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”- tha Xhani Demika.

Gjatë intervistës Xhani foli edhe për Era Istrefin për të cilën u shpreh me tone më të ashpra. Menaxheri madje nuk u kursye as kur e etiketoi si këngëtaren më mendjemadhe.

Moderatorja: Cila është artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar

Xhani Demika: Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi. Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.