Arrestimet për inceneratorët: Zoto i pagoi Dervishajt, biletë 2250 euro për ndeshjen Juventus -Barcelona

Zbardhen të reja nga mega afera e inceneratorit të Fierit, ku janë zbuluar edhe lidhjet e biznesmenit Arben Dervishaj me Klodian Zoton, dhe e gjitha duket sikur ka pasur indicie për SPAK nga udhëtimet për të parë ndeshje futbolli.

SPAK pretendon se Dervishaj ka udhëtuar të paktën dy herë drejt Torinos së bashku me Zoton për të parë ndeshjet e Juventusit. Ky i fundit ka paguar 2250 euro për një biletë që Dervishaj të ndiqte nga stadiumi ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës, e luajtur më 11 prill të vitit 2017.

Udhëtimi tjetër i Arben Dervishajt që dyshohet se është sponsorizuar nga  Zoto ka qenë ai i qershorit 2017, ku biznesmeni ka udhëtuar së bashku me vajzën e tij, R. Dervishi drejt Tel Avivit.

Në dosjen hetimore që Syri TV disponon mësohet se qëndrimi në hotel në Izrael është paguar nga Zoto dhe fatura ka qenë 1920 dollarë.

Dervishaj sipas SPAK, përveç këtyre rasteve ka firmosur si të realizuara disa shërbime, të cilat nuk janë bërë, për të cilat akuzohet për korrupsion pasiv në funksionin e tij publik si mbikqyrës i punimeve nga kompania e Klodian Zotos, “Integreated Technology Ëate Treatment” për inceneratorin e Fierit.