", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/19/auto_peru_aeroplano_xr1668853932.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Peru/ Video rrëqethëse nga përplasja e një avioni me një zjarrfikëse

Dy zjarrfikës në Aeroportin Ndërkombëtar Lima të Perusë u vranë të premten kur  zjarrfikësja në të cilën ato ndodheshin u përplas me një aeroplan të LATAM Airlines që ishte gati të ngrihej.

Zjarrfikësja doli në pistë dhe u gjend në shtegun e avionit, i cili mbante 120 pasagjerë.

Ministria e shëndetësisë e vendit tha se 20 pasagjerë u shtruan në spital, dy në gjendje të rëndë.

Videot e incidentit të postuara në rrjetet sociale tregojnë se avioni përplaset me zjarrfikësen dhe më pas merr flakë.

Lima Airport Partners, kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez, tha se fluturimet  ishin pezulluar. 

Airbus A320neo mbante 120 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

 “Ekipet tona po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për të gjithë pasagjerët, të cilët janë në gjendje të mirë”, tha kompania.

"Të gjithë në sallën e nisjes ishin të shqetësuar derisa pamë avionin të ndalonte dhe më pas mbërritën zjarrfikësit dhe ambulancat," tha Mauro Ferreira , një brazilian që priste të hypte në një fluturim për në Panama , i cili filmoi incidentin.