SHBA: Nuk ka bisedime me Rusinë pa përfshirjen e Kievit

Shtetet e Bashkuara "nuk do të kenë diskutime me Rusinë për paqen në Ukrainë pa qenë një palë Kiev".

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, e përsëriti këtë në një konferencë virtuale me shtypin.

"Ne nuk po marrim pjesë në diskutimet për përfundimin e luftës me Rusinë," shtoi ai, duke vënë në dukje se Uashingtoni "mbështetet tek Zelensky, i takon atij të vendosë se kur”.