Agron Shehaj: Parlamenti shkel Kushtetutën, po mbron korrupsionin e Olta Xhaçkës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e ka cilësuar shkresën e dërguar me firmat e 28 deputetëve për shkarkimin e ministres, Olta Xhaçka në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Shehaj e ka cilësuar se e vetmja gafë, antikushtetuese, është ajo e mazhorancës, që vendosi me forcën e kartonave të mos dërgojë çështjen për gjykim pranë Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Shehajt:

Kërkesa e paraqitur nga 28 deputetë, është jo vetëm e saktë por në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

E vetmja gafë, antikushtetuese, është ajo e maxhorancës, që vendosi me forcën e kartonave të mos dërgojë çështjen për gjykim pranë Gjykatës Kushtetuese.

Kur parlamenti shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, merr atributet eskluzive të GjK dhe merr në mbrojtje korrupsionin, e vetmja rrugë ligjore është ti drejtohesh GJK, me firmën e 1/5 të deputetëve. Është pikërisht kompetencë e GJK, të vendosë dhe të sqarojë nëse marrja e pronës publike, fzhehurazi dhe nëpërmjet mashtrimit, është në përputhje dhe në pajtueshmëri me mandatin e deputetit apo jo.