Protesta e 6 dhjetorit, Hysaj: Në shesh për të drejtat tona dhe kundër monizmit të Ramës

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv paralajmërimin e kryedemokratit Sali Berisha për të protestuar më 6 dhjetor.

Jola Hysaj tha se shqiptarët janë në betejë me monizmin ndërsa shtoi se u zgjodh data 6 dhjetor jo pa qëllim, pasi në atë ditë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

"Mungon pluralizmi. Rama po luan me fatin e shqiptarëve por ta dijë se ka përballë një opozitë të fortë dhe të vërtetë.

Përballemi me Shqipërinë e gomoneve në vitin 2022. Skaji i varfërisë dhe dëshirës së shqiptarëve për të ndërmarrë rrugën e vdekjes.

Mazhoranca ka humbur energjitë, po shterron. PD kur bën thirrje për 6 dhjetorin, bën një pritje e mirëpritje për gjithë përfaqësuesit e lartë të BE.

Të vëmë në dukje dëshirën reale të qytetarëve. Më 12 nëntor u shit në mediat europiane që po protestohej për çmimet, e pavërtetë.

Të gjithë janë koshientë që gomonet ishin shkak, jemi drejt një censurimi të jashtëzakonshëm dhe një monizmi që po i mbyt shqiptarët."-tha Hysaj.