Projekti i Portit të Durrësit, Brisida Shehaj: Kompanitë offshore! Rama po i bën nder ortakëve

Ekspertja e financave, Brisida Shehaj, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv projektin e Portit të Durrësit dhe autogolin e Ramës me projektin e Alabaar në Kroaci.

Brisida Shehaj deklaroi se në marrëveshje është shkruar që prioritet do jenë nënkotraktorët shqiptarë ndërsa theksoi se kemi të bëjmë me kompani offshore.

"Një kontroll i thjeshtë do i duhej Ramës dhe për inceneratorët. Të bënte një kontroll të thjeshtë pasi folën shumë e shumë njerëz. Kërkon ndjesë për këto që janë flagrante fare. Ai vazhdon po njësoj.

Në këtë projekt bën përshtypje e para, pjesa e investimit, në vende të tipit si Shqipëria, Serbia, në këto vende ky zotëri nuk bën investim madhor të vetin.

Do marri lejen në total, do investojë 79 mln euro lekë të vetat, garantori financiar i zotërisë është një kompani offshore.

Ky zotëria po merr tokën tonë, do e japi me nënkontraktim. Në marrëveshje është shkruar që prioritet do jenë nënkontraktorët shqiptarë dhe jo të huaj."-tha Shehaj.

Sipas Shehajt, kreu i qeverisë, Edi Rama, s’ka qëllim të bëjë diçka të mirë për qytetin e Durrësit, por për miqtë dhe ortakët e tij.

"Po të donte të bënte diçka të mirë, do ulej me të gjithë, me grupet e interesit, do dëgjonte durrsakët, ose dhe me atë maskaradën e hashashit, do e bënte diçka të tillë. Në këtë nxitimin e madh, gjithë qëllimi i kësaj është të fillojë ndërtimi i pallateve. Me gjithë atë beton në vijën bregdetare, nuk ka më nevojë për betonizim Durrësi."-tha Shehaj.