Bledjon Nallbati: Këta nuk janë socialista por specialista, tre herë e kanë rritur fondin e rrugës 'Qafë Plloçë-Qukës '

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka reaguar mbi miratimin e huasë së re për ndërtimin e rrugës 'Qafë Plloçë-Qukës' nga qeveria socialiste.

Nallbati është shprehur se për këtë rrugë qeveria e kalur e partisë demokratike miratoi një fond prej 125 milionë euro ndërsa këta që janë ‘specialista’ dhe jo socialista e kanë rritur tre fish këtë kosto duke e çuar në gati 300 milionë euro.

Deputeti dha shembuj edhe sesi qeveria mundet të investojë në panele diellore që të rimbursoi sa më shumë energji dhe të mbulojë të gjitha mangësitë e si pasojë të mos rritet çmimi i saj për qytetarët.

Fjala në parlament e Nallbatit:

"Fjalën time do ta nis me marrëveshjen e huasë për ndërtimin e rrugës Qafë Qukë-Plloçë pasi nuk pata mundësinë të flas për atë kredi se ju na vidhni edhe kohën këtu, populli thotë që huqi del me shpirtin.

Kur u ulët në karriget qeveritare ju gjetën në tavolinë projektin e detajuar të zbatimit me vlerën 125 milionë euro. Përpjekjen e parë e bëtë që ta transferonit këtë sfond nga një objekt në tjetrën dhe pasi nuk ju eci kjo vrapuat ta shisni si një fitore tuaj.

Madje asokohe një udhëheqësi i juaj që nuk është sot këtu doli të bënte selfie në majën e Qafës së Plloçës dhe u thoshte qytetarëve që më në fund tani filloi ndërtimi i aksit, ata që nuk e dinin të vërtetën u gëzuan dhe ata që e dinin të vërtetën qeshën me ju.

Ikën dhe kaluan vitet nuk u ndërtua asgjë dhe pas nja 74 vitesh u kujtuat dhe thatë që këto që na qeverinë para nesh e kanë bërë keq projektin dhe nuk e kanë llogaritur mirë kostot dhe tani që erdhëm ne specialistët dhe jo socialistët kërkuat edhe nja 100 milionë euro të tjera dhe pas 9 vitesh ajo rrugë akoma nuk ka mbaruar rruga por na kërkoni tani edhe nja 50 milionë euro të tjera.

Krishti kur po e torturonin për atë që po u bënin tha fali o zot se nuk dinë se çfarë bëjnë, zoti edhe mund tju falë por ligji nuk ju fal.

Këtë shtet e keni kthyer në një vend që nuk funksionon me ligje por me akte normative dhe kjo ju jep mundësinë juve që të bëni batërdinë me qindra tendera sekret.

Uljen e konsumit të energjisë për qytetarët ju kërkoni ta bëni me dajak se nëse nuk kurseni do t ju gjobisim sepse humbjet dhe keqmenaxhim skandaloz kërkoni tja hidhni në kurriz qytetarëve.

E gjithë bota subvencionon impiantet fotovoltaike që përdoren për ndriçimin, pajisjen elektro-shtëpiake dhe ngrohjen e ujit dhe në këtë kurseni ulni konsumin e energjisë.

Zëvëndës ministri i cili pranoi se nuk merr vesh nga kjo punë suke më thënë se  kjo që thoni ju nuk është e vërtetë dhe panelet nuk janë eficente. Sot e ftoj të vijë këtu dhe unë do ti jap një shembull konkret ku një impiant i tillë i instaluar në një banesë në Tiranë. Ky impiant 77metra katror sipërfaqe janë instaluar 16.2klëW orë energji, me një prodhim mesatar prej 21mijë klW orë në vit ndërkohë kjo familje konsumon 18 mijë orë klW në vit, pra jo vetëm që e zeron por edhe del me fitim.

Në këtë Shqipërinë që zoti e ka bekuar me mesatarisht 2400 orë ndriçim në vit ka të gjitha mundësitë që të instalohen impiante të tilla dhe të mbulohen të gjitha mangësitë energjetike."