'Shuplaka' nga Reporterët pa Kufij: Vetëm Turqia më keq se Shqipëria

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat në Tiranë, gazetari Pavol Szalai nga Reporterët pa Kufinj ka nxirë Shqipërinë duke e cilësuar si të fundit në Ballkanin Perëndimor për lirinë e medias, duke lënë mbrapa vetëm Turqinë.

Sipas Pavol Szalai, kryeministri Edi Rama nuk është transparent dhe janë të patolerueshme konferencat me pyetjet e rakorduara me qeverinë dhe se nuk tolerohet përjashtimi i gazetarëve që bëjnë pyetje.

 

Konferencë për media në Tiranë

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Sot në ora 14:30 në hotel Rogner, partnerët do të mbajnë konferencë për media për të ndarë të gjeturat e tyre. Ftojmë gazetarët dhe mediat që të përcjellin konferencën.

Anëtarët e delegacionit që do të marrin pjesë në konferencë janë:

Roberta Taveri, ARTICLE 19

Jamie Ëiseman, International Press Institute

Ricardo Gutiérrez, European Federation of Journalists

Attila Mong, Committee to Protect Journalists

Pavol Szalai, Reporters Ëithout Borders

Radka Betcheva, European Broadcasting Union

Flutura Kusari, European Centre for Press and Media Freedom