Furgoni në Pakistan bie në kanal, 20 viktima

Në jug të Pakistanit, 20 pasagjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, humbën jetën dhe 13 u plagosën kur një fugon ra në një kanal me ujë, njoftoi sot policia.

Aksidenti ndodhi gjatë natës në autostradën Indus të dëmtuar nga përmbytjet.

Rruga u hap në disa vende për të kulluar ujin e shkaktuar nga përmbytjet që goditën Pakistanin këtë verë, por muaj më vonë ajo nuk u riparua.

Në përmbytjet katastrofike në Pakistan këtë verë, më shumë se 1700 njerëz vdiqën, dy milionë shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan.

Provinca pakistaneze e Sindh ishte më e goditura atëherë dhe përmbytjet u shkaktuan nga shirat e paprecedentë të musonit.