SYRI TV/ Fermeri nga Gjirokastra drejt falimentit: Shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë

Fermeri Resul Pasha, nga GJirokastra, nisi aktivitetin e tij në vitin 2005, duke punuar toka të ndryshme bujqësore në të gjithë rrethin e Gjirokastrës.

Më vonë ai ka ngritur edhe serën e tij, e cila ka qenë funksionale deri para pak kohësh. 

Ndërkohë, prodhimet ai i tregtonte në dyqanin e tij, të cilin e ka mbyllur për shkak të mungesës së ndihmës nga ana e qeverisë dhe tani tregton në rrugë.

Tashmë  Resul Pasha tregon se ky është viti I fundit që mbjell fruta dhe primes, pasi nuk ka ujë për vaditjen e  të mbjellave.

Resul Pasha, është një nga shumë fermerë të cilët heqin dorë përfundimisht nga profesioni, pasi janë lënë nën harresë nga shteti.