U arrestuan me urdhër të SPAK për inceneratorët, burg për zv.presidentin e FSHF-së dhe 4 të tjerë

Arrest me burg për 5 të dyshuarit për çështjen e inceneratorëve.

 Bëhet fjalë për shtetasit; Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla.

Dervishaj, zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 4 personat e tjerë akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit.