Argjentina është pjesë e grupit C bashkë me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite. Ekipi i Lionel Scalonit luan takimin e parë në Kupën e Botës të martën e 22 nëntorit ndaj Arabisë Saudite.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/18/auto_b_2211180481668774907.webp", "width": 800, "height": 533 } }

VIDEO/ Aguero në ‘avionin e gabuar’ drejt Katarit, tifozët kundërshtarë e lënë pa gjumë

Sergio Aguero u tërhoq nga futbolli një vit më parë për shkak të problemeve në zemër.

Edhe pse jo pjesë e ekipit, një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, vijon të mbetet tifozi numër një i kombëtares argjentinase, me të cilën regjistroi 101 ndeshje dhe 41 gola gjatë karrierës së tij fantastike. 34-vjeçari ka udhëtuar drejt Katarit, teksa në avion ka qëlluar me disa tifozë brazilianë.

Këta të fundit nuk e ndalën festën e tyre për asnjë moment, siç dallohet në videon e postuar nga “El Kun”, i cili shkruan: “I gjithë udhëtimi ishte kështu”, ndërkohë që në sfond dëgjohen koret e tifozëve të kombëtares seleçao.

Argjentina është pjesë e grupit C bashkë me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite. Ekipi i Lionel Scalonit luan takimin e parë në Kupën e Botës të martën e 22 nëntorit ndaj Arabisë Saudite.