Intervista e CR7 lë gjurmë, Manchester United planifikon hakmarrjen ndaj yllit portugez

Intervista që Cristiano Ronaldo i dha Piers Morgan ditë më parë është ende një temë e nxehtë në botën e futbollit dhe çdo ditë diskutohen tema të ndryshme për të cilat portugezi i famshëm ka dhënë mendimin e tij.

Në intervistën e dhënë, Ronaldo theksoi se ndihet i tradhtuar në United, si nga lideri dhe trajneri i klubit, ashtu edhe nga shokët e skuadrës.

Ndërkohë, ditën e sotme, reagoi dhe klubi anglez. Në deklaratën e dhënë, përfaqësuesit e klubit nuk pranuan të flisnin për masat që do të merren ndaj portugezit, duke insistuar se ata nuk do të komentonin asgjë "derisa procesi të arrijë në përfundimin e tij".

Në deklaratën e plotë të United thuhet: “Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij.'

Ronaldo ka rrezikuar seriozisht të ardhmen e tij në United pas intervistës së pandalshme në të cilën ai kritikoi Erik ten Hag, klubin dhe lojarët.

Sportsmail zbuloi  në fillim të kësaj jave se United po konsultohet me avokatë nëse komentet e tij përbëjnë një shkelje të kontratës së tij prej 500,000 £ në javë.

Hierarkia e United donte të priste derisa të transmetohej intervista e plotë e TalkTV - e cila ishte në dy pjesë të mërkurën dhe të enjten në mbrëmje, përpara se të vendoste nëse do të vepronte.