VIDEO-SYRI TV/ Ligji për shtimin e tatimit, Partia e Lirisë kundër: Nuk u konsultua me grupet e interesit

“Qeveria po vendos në kurriz të profesioneve të lira barrën e borxhit publik.” Kështu deklaroi nga kryesia e Kuvendit, deputetja e Partisë së Lirisë,  Erisa Xhixho. 

Ajo theksoi se Partia e Lirisë do të depozitojë një amendament për mosmiratimin e projektligjit për shtimin e tatimit 23%  dhe shtyrjen e tij deri në kapërcimin e krizës.

Sipas Xhixhos, ligji i propozuar nga qeveria rëndon situatën financiare të profesionistëve dhe nuk është konsultuar me grupet e interesit.