Me rënien e temperaturave në Ukrainë, rrjeti elektrik është nën tendosje shtesë

Temperaturat kanë rënë në Ukrainë këtë javë, duke e vënë rrjetin energjetik të vendit nën tendosje shtesë ndërsa inxhinierët përpiqen të riparojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet e reja të raketave ruse, sipas kompanisë shtetërore të energjisë, shkruan CNN.

“Për shkak të rënies dramatike të temperaturës, konsumi i energjisë elektrike po rritet çdo ditë në ato rajone të Ukrainës ku furnizimi me energji elektrike tashmë është rikthyer pas sulmeve masive me raketa më 15 nëntor në infrastrukturën energjetike. Kjo e ndërlikon situatën tashmë të vështirë në sistemin energjetik”, tha Ukrenergo në një deklaratë të premten.

Breshëria e fundit e bombardimeve nga Moska synoi infrastrukturën kritike në shumë qytete të Ukrainës, duke lënë 10 milionë njerëz pa energji elektrike, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. 

Ukrenergo tha se po kufizonte përdorimin e energjisë elektrike në disa zona si "një masë e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik" dhe kishte ekipe "duke punuar gjatë gjithë kohës për të rivendosur infrastrukturën e dëmtuar në mënyrë që t'i kthente dritën ukrainasve".

Shumë pjesë të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, panë reshjet e para të borës të sezonit të enjten.