5 të arrestuarit për inceneratorët para GJKKO

5 të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit dalin këtë të premte në orën 11:30 para GJKKO-së për t’u njohur me masat e sigurisë.

Dy ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestuan Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi.

Ndërkohë, ende nuk është ekzekutuar urdhër-arresti për 6 të tjerët, përkatësisht Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, Arjola Kodra, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione.