Këlliçi: Në Tiranë nuk ka gjelbërim, po veç propagandë dhe betonizim!

Belind Këlliçi, kandidati i PD-së që synon të përballet me Erion Veliajn në zgjedhjet vendore për bashkinë e Tiranës, ka veçuar sot një element, spekullimin e rëndë të kryebashkiakut Veliaj që shfaqet kudo me lopatë në dorë për mbjellje pemësh, ndërkohë që nga zyra e tij në fshehtësi firmos kthimin e çdo pëllëmbe tokë në kryeqytetin e vendit, në një shesh ndërtimi.

“Për sa kohë mbjellja e një fidani bën lajm në të gjitha mediat, - nënvizon Këlliçi, - në Tiranë nuk ka gjelbërim, nuk ka zhvillim por vetëm propagandë dhe betonizim. Në një vit e gjysmë, janë dhënë 2.8 milionë m2 leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës!”,ka nënvizuar ai duke iu referuar vetëm burimeve zyrtare.