Çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë, kultivonin kanabis dhe e dërgonin në Evropë

Një  organizatë kriminale me origjinë është çmontuar nga Policia Kombëtare.

Ky grup shqiptarësh që vepronte nga Costa Tropical të Granadës dhe në Malaga të Spanjës ishte i përkushtuar për kultivimin, transformimin dhe dërgimin e sasive të mëdha të marijuanës në Evropën veriore.

Nga pesë personat e arrestuar, katër janë lënë në burg, të akuzuar për kryerjen e dyshuar të krimeve të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal dhe mashtrimit të energjisë elektrike.

Hetimi për këtë grup filloi marsin e kaluar , kur Grupi i Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Motril mori disa informacione në lidhje me ekzistencën e një plantacioni marijuane që kultivohej brenda një magazine industriale të një qyteti të vogël në bregdetin e Granadës.