Gjenden gjurmë eksplozivi në tubacionet e Nord Stream

Hetuesit kanë gjetur gjurmë eksplozivi në tubacionet e dëmtuara të “Nord Stream”, duke konfirmuar se kemi të bëjmë me një sabotim, tha këtë të premte prokuroria suedeze.

Autoritetet suedeze dhe ato daneze po hetojnë katër dëmtime në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik.

Muajin e kaluar, Danimarka tha se nga hetimet paraprake kishte përfundime se rrjedhjet e gazit ishin shkaktuar nga shpërthime të fuqishme.

“Analiza e kryer së fundmi ka zbuluar gjurmë eksplozivi në disa nga objektet e gjetura. Hetimi është shumë kompleks dhe gjithëpërfshirës”, tha Prokuroria suedeze.