FIFA prezanton trofeun e fitores së Kupës së Botës për këtë vit në Doha

FIFA ka prezantuar trofeun e fitores që 32 kombe shpresojnë ta marrin në dorë, Kupën e Botës së këtij viti në Katar, e cila fillon të dielën.

Zbulimi u bë në FIFA Fan Festivalin, zona zyrtare e tifozëve në Parkun Al Bidda në qendër të Dohas. 

Ky vend do të jetë në gjendje të presë 40,000 tifozë në të njëjtën kohë pasi të fillojë turneu.

“Sot patëm kënaqësinë e madhe të zbulonim trofeun e fituesit të Kupës së Botës FIFA Katar 2022”, tha Marco Fazzone, Drejtor Menaxhues i  FIFA Museum.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të jesh këtu dhe për ne si Muzeu i FIFA-s, duam të ndajmë magjinë e futbollit me të gjithë në botë”.

Franca shpreson ta fitojë atë dy herë radhazi

Kampionët e Francës mbërritën në Doha të mërkurën, duke kërkuar të bëhen ekipi i parë që e fiton kupën dy herë radhazi, që nga Brazili në vitin 1962.

“Ne e kemi këtë status si kampionë në fuqi, por ka ekipe të tjera të mëdha këtu dhe mendoj se do të jetë një turne i madh”, tha kapiteni dhe portieri i Francës Hugo Lloris.

“Kjo është padyshim një aventurë sportive për ne, si dhe një aventurë njerëzore për të gjithë skuadrën”, tha kryetrajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Ata kanë përgjegjësinë e madhe për të arritur rezultate të mira, njësoj si të gjitha vendet e tjera të mëdha evropiane që marrin pjesë në këtë Botëror”, shtoi ai.