Kupa e Botës/ Vendimi i sundimtarëve të Katarit trondit FIFA-n: Ndalohet alkooli në stadiume!

Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e Kupës së Botës,  por thuhet se nikoqirët e Katarit po i bëjnë presion FIFA-s që të ndalojë shitjen e birrës në tetë stadiumet e turneut.

Shitja e alkoolit kontrollohet rreptësisht në Katar, por do të jetë e disponueshme në zonën menjëherë jashtë vendeve të ndeshjeve dhe zonave të tifozëve, si dhe brenda hoteleve.

Budweiser një nga sponsorët më të mëdhenj të FIFA-s, iu tha të shtunën të zhvendoste tezgat që shesin produktin e saj në stadiume në vende më pak të njohura.

The Times raporton se Katar 2022 tani dëshiron të shkojë edhe më tej dhe se diskutimet janë duke vazhduar midis FIFA-s dhe Budweiser. 

Një vendim pritet të premten, por besohet se birra mund të ndalohet nga të gjitha stadiumet.

Budweiser mbetet një nga partnerët kryesorë të FIFA-s dhe nëse i mohohet mundësia për të shitur birrë ose për të pasur ndonjë shikueshmëri në ndeshjet e Kupës së Botës, atëherë organi drejtues i futbollit do të shkelte një kontratë shumë milionëshe.

Në përgjigje të kërkesës për të zhvendosur pikat e saj, AB InBev tha për Sky News: “AB InBev u informua më 12 nëntor dhe po punon me FIFA-n për të zhvendosur pikat e koncesionit në vendndodhje sipas udhëzimeve. Ne po punojmë me FIFA-n për të sjellë përvojën më të mirë të mundshme për tifozët. Fokusi ynë është të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme për konsumatorin në rrethanat e reja.”

Nëse ndalimi i birrës vazhdon, i vetmi vend ku tifozët do të mund të pinë alkool do të jetë në një park të caktuar fansash, ku Budweiser tashmë ka zbuluar se një pije 500 ml do t'u kushtojë fansav 11,60 paundë.

Disa bare hotelesh zakonisht paguajnë rreth 12-15 paundë për një birrë ose një gotë verë.