Dhuna në rritje e pushton Iranin dy muaj pas vdekjes së Mahsa Amini

Një spirale dhune po e pushton Iranin dy muaj pas vdekjes së gruas së re kurde Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua nga oficerët e zbatimit të ligjit për mbajtjen e pahijshme të mbulesës.

Nga 10 deri në 15 persona, sipas burimeve lokale, janë vrarë që nga e mërkura në protestat antiqeveritare në qytete të ndryshme anembanë vendit. Shumica e viktimave ishin protestues dhe disa, anëtarë të forcave të sigurisë.

Sipas organizatës Iran Human Rights, të paktën 342 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave dy muaj më parë. Mijëra janë plagosur dhe më shumë se 2000 të arrestuar, disa prej të cilëve janë dënuar me vdekje.