Agjencia Atomike i kërkon Rusisë për të tretën herë, të mos sulmojë objektet nukleare në Ukrainë

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së bëri thirrje të enjten që Rusia t'i japë fund të gjitha veprimeve në objektet bërthamore të Ukrainës, thanë diplomatët në votimin me dyer të mbyllura.

Kjo është hera e tretë që Bordi i Guvernatorëve prej 35 vendesh i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike dhe Energjisë (IAEA) miraton një rezolutë të tillë.

Teksti i dorëzuar nga Kanadaja dhe Finlanda thoshte se mbikëqyrësi i kërkoi Rusisë të tërhiqej menjëherë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, raporton Reuters.

"(Bordi) shpreh shqetësim të madh që Federata Ruse nuk i ka dëgjuar thirrjet e Bordit për të ndërprerë menjëherë të gjitha veprimet kundër objekteve bërthamore në Ukrainë dhe kërkon që Federata Ruse ta bëjë këtë menjëherë", thuhet në tekstin e rezolutës.

Rusia dhe Kina votuan kundër rezolutës, ndërsa Kenia, Namibia, India, Pakistani, Arabia Saudite, Afrika e Jugut dhe Vietnami abstenuan, thanë diplomatët.