‘2.8 mln m2 leje ndërtimi në 1 vit e gjysëm’/ Këlliçi: Tirana ka vetëm propagandë dhe betonizim

 

Deputeti i PD dhe njëherazi kandidat për primaret për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me lejet e ndërtimit që kanë pushtuar Tiranën.

Në një vit e gjysëm Bashkia e Tiranës ka dhënë 2.8 mln m2 lejen  dertimi, ku sipas Këlliçit, kryeqyteti nuk ka zhvillim por vetëm propagandë dhe betonizim.

‘Për sa kohë mbjellja e një fidani bën lajm në të gjitha mediat, në Tiranë nuk ka gjelbërim, nuk ka zhvillim por vetëm propagandë dhe betonizim’, shkruan Këlliçi në Facebook.