Amjad Taha, drejtori rajonal i “British Middle East Centre for Studies and Research” (Qendra Britanike e Lindjes së Mesme për Studime dhe Kërkim), ka postuar në rrjete sociale akuzën e tij të rëndë se Katari ka paguar 7,4 milionë dollarë për të fituar ndeshjen e hapjes e për të mos u turpëruar në sytë e të gjithë botës në këtë aktivitet.

Specifikisht, Taha insiston se kjo shifër është paguar që sfida të mbyllet me rezultatin 1-0 për Katarin, me një gol të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes, nga e cila na ndajnë vetëm 3 ditë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/18/auto_5fcf6dda2eba4f879ce3f3bc4947dc121668761474.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Akuzë e rëndë para fillimit të Botërorit: Katari ka korruptuar lojtarët e Ekuadorit për të fituar ndeshjen e parë

Pak ditë ndajnë nga fillimi i Botërorit 2022 dhe klima po nxehet për fat të keq me akuza të rënda në adresë të vendit organizator, Katarit. Aktiviteti i cili padyshim është më i diskutuari i të gjitha kohëve, nis me një akuzë korrupsioni ndaj ekipit vendas, për të cilin pretendohet se ka paguar përfaqësuesen e Ekuadorit që të humbasë në ndeshjen hapëse të dielën.