Gjashtë studimet më të reja të Arkivave prezantohen sot në Panairin e Librit në Tiranë

Në Panairin e 25-të Kombëtar të Librit “Tirana 2022” janë prezantuar 6 votime të reja të Drejtorisë së Arkivave. Ato gjenden në stendën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Më  datë18 nëntor 2022, në orën 14:00, në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do t'i prezantojë gjashtë botimet më të reja studimore.

Pesë prej tyre vijnë në trajtën e studimeve të kryera nga hulumtues të periudhave të rëndësishme apo të figurave që kanë dhënë kontribut në historinë e vendit. Bëhet fjalë për punimet e titulluara:

“Misionet aleate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore 1943-1944”,

“Kongresi i Beratit dhe Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare”,

“Justin Godarti përmes dokumenteve arkivore”, “Marrëdhëniet e ish-Partisë së Punës së Shqipërisë me partitë komuniste dhe lëvizjet marksiste-leniniste jashtë ‘Bllokut komunist’” dhe

“100-vjetori i themelimit të Muzeut Kombëtar, 1922-2022”.

Këto punime janë realizuar nga bashkëautorët Dr. Endrit Musaj dhe Dr. Lorenc Agalliu, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido dhe Myrteza Sharra, Gjergj Totozani, Armando Boçe dhe Arbër Bilbili, Elsa Saka dhe Dr. Dorian Koçi.

Gjithashtu, do të prezantohet dhe botimi i radhës së revistës “Arkivat Shqiptare”, falë bashkëpunimit mes DPA-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK). Kjo revistë është e vetmja në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare.