Probleme për ekipin e Anglisë në Katar, devetë kthehen në shqetësim serioz

 

Siç raportojnë mediet angleze, skuadra e Southgate po vuan nga zhurmat e vazhdueshme që lëshojnë devetë, të cilat i pengojnë lojtarët e Anglisë që të bëjnë gjumë të qetë.

Zgjedhja për të qëndruar në hotelin Souq Al Wakra u bë për të qenë jashtë qendrës dhe zhurmës së qytetit, megjithatë aty janë devetë që nuk i lënë të pushojnë të qetë natën.