Një delegacion i Gazetarëve Evropianë dhe përfaqësues të organizatave nga Strasburgu dhe Gjeneva zbarkojnë në Tiranë

Pas një misioni tre dior në Kosovë, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës së bashku me krerët e shoqatave të gazetarëve evropianë dhe përfaqesues të organizatave ndërkombëtare nga Brukseli, Strasburgu dhe Gjeneva kanë arritur në Shqipëri. Ata do te qëndrojne dy ditë në Tiranë për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave, mbrojtjen e gazetarëve, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) do t’i bashkohet misionit së bashku me NENIN-19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij.
Organizatat partnere do te zhvillojne një sërë takimesh me ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Gjatë këtij lloj misioni, pas Kosoves kreret e shoqatave ndërkombetare të gazetarëve kanë arritur në Tiranë. Nga pala shqiptare, ata do të takojme kryeministrin Rama.

“Kemi edhe takime të planifikuara dhe të konfirmuara me organizata gazetarësh, gazetarë dhe botues, autoritete gjyqësore, parlamentarë, rregullatorë, ambasadorë europianë, autoritetet policore, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, komisionerët e informacionit… » ka thëne për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z. Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshem i Federatës së Gazetarëve Evropian (EFJ) me seli ne Bruksel.

Po ashtu është mesuar se gjatë qëndrimit në Tiranë delegacioni prej dhjete anëtaresh gjatë misionit të tyre do të takohen gjithashtu me gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me qëllim të vlerësimit të situatës në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Shqipëri.

Misioni dydiore ne Shqipëri i krereve të shoqatave të gazetarëve evropiane me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nga Brukseli, Starsburgu dhe Gjeneva synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, vrasjet,  rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.

Pas misionit, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Shqipëri, duke përfshirë rekomandimet për qeveritë dhe politikëbërësit.

Pas tere ketij aktiviteteti, takime dhe bisedime e me personalitet dhe organizatat ne Kosove e Shqipëri do të mesoni me shume gjate konferences per shtyp të planifikuar për t’u mbajtur më 18 Nëntor në Tiranë.